Tensionet për Groenlandën, Trump letër kryeministrit norvegjez: Meqënëse nuk ma dhatë Nobelin nuk kam pse të mendoj vetëm për paqen

Tensionet për Groenlandën, Trump letër kryeministrit norvegjez: Meqënëse nuk ma dhatë Nobelin nuk kam pse të mendoj vetëm për paqen

Donald Trump i lidhi pretendimet e tij për Groenlandën me faktin se nuk iu dha Çmimi Nobel për Paqen në një letër që i dërgoi kryeministrit norvegjez Jonas Gaard Store. “Duke marrë parasysh se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se ndalova mbi 8 luftëra, nuk ndiej më detyrimin të mendoj ekskluzivisht për paqen”, thuhet në letrën e Trumpit, sipas Bloomberg. PBS News raportoi se stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSC) dërgoi letrën tek disa ambasadorë evropianë në Uashington. “Edhe pse paqja do të mbetet prioriteti kryesor, tani mund të mendoj për atë që është e drejtë dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të...