Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës, Irani: Ngushtica e Hormuzit do vijojë të jetë e mbyllur
Çmimet globale të naftës shënuan një rritje të ndjeshme të martën, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme u përshkallëzuan pas sulmeve të reja të Iranit ndaj infrastrukturës energjetike dhe pasigurive në lidhje me sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global, u rrit me 2.7%, duke arritur rreth 103 dollarë për fuçi, pasi më herët gjatë ditës kishte shënuar një rritje mbi 4%. Ndërkohë, nafta amerikane ËTI u rrit me 3%, duke u tregtuar rreth 96 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve vjen në një moment kur shqetësimet për furnizimin global janë intensifikuar, pas sulmeve të raportuara ndaj objekteve energjetike në rajon. Emiratet e Bashkuara Arabe pezulluan operacionet në fushën e gazit Shah pranë Abu Dhabit, ndërsa një zjarr u raportua në...
Burimi:
vizionplus.tv