Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë
Blogerët rusë në Telegram festojnë duke thënë se “Vladimir Putin udhëhiqet nga Zoti”, ndërsa çmimi i fuçisë së naftës ka kaluar 100 dollarë, një rekord që nga viti 2022. Mediat pro-Kremlinit shpërndajnë parashikime të Wall Street Journal për çmime deri në 215 dollarë, dhe Politico Europe e përshkruan Putinin si “fituesin kryesor të tensioneve në Lindjen e Mesme”. Kirill Dmitriev paralajmëron se “tsunami i tronditjes së naftës sapo ka filluar”, ndërsa zëdhënësi Dmitry Peskov kujton se Rusia “ishte dhe mbetet furnizues i besueshëm energjie”, duke i siguruar qytetarët europianë për vazhdimësinë e furnizimeve, shkruan La Stampa. Rritja e çmimeve i jep Kremlinit mundësi të reja, pikërisht në kohën kur ekonomia ruse ishte nën presion nga sanksionet dhe buxheti i vitit 2026 ishte parashikuar mbi një fuçi...
Burimi:
javanews.al