Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Në përgjigje të fillimit të bllokadës detare të shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, strukturat e larta mbrojtëse dhe legjislative në Iran kanë dalë sot me deklarata zyrtare, duke njoftuar ngritjen e nivelit të gatishmërisë ushtarake në shkallën maksimale. Reagimi i Teheranit vjen pas dështimit të negociatave dypalëshe dhe vendimit të administratës së Presidentit Donald Trump për të ndaluar aksesin në portet iraniane. Në rrafshin politik, Teherani e ka klasifikuar nismën e SHBA-së si të pazbatueshme në aspektin taktik. Alaeddin Boroujerdi, anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare të Iranit, ka deklaruar përmes televizionit shtetëror “Press TV” se forcat amerikane nuk zotërojnë kapacitetin real për të mbajtur një bllokadë të këtyre përmasave. Boroujerdi theksoi se SHBA-ja pritet të përballet me mungesë...