Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të reduktojnë numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar. Ky vendim vjen si një “masë paraprake” për shkak të rritjes së tensioneve në rajon. Lajmi u konfirmua nga qeveria e Katarit, e cila deklaroi se ky hap po ndërmerret për të garantuar sigurinë në dritën e zhvillimeve të fundit midis Uashingtonit dhe Teheranit. Pse po ndodh kjo tani? Situata është rënduar pas deklaratave të forta të Presidentit Donald Trump. Ai ka paralajmëruar “veprime shumë të ashpra” kundër Iranit nëse autoritetet atje ekzekutojnë protestuesit anti-qeveritarë. Nga ana tjetër, Irani ka kërcënuar se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA-të. Zyrtarët iranianë paralajmëruan se bazat ushtarake amerikane në rajon do të jenë objektiva legjitimë. Shifrat e përgjakshme të protestave Sipas...