Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar diplomatët jo thelbësorë dhe familjarët e tyre që të largohen nga Libani, në një kohë kur tensionet me Iranin po rriten dhe shtohet frika për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit bëri të ditur se, pas një vlerësimi të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në rajon, u konsiderua “e arsyeshme” reduktimi i stafit të Ambasadës së SHBA-së, duke lënë në detyrë vetëm personelin absolutisht të nevojshëm. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti pasi vendimi nuk ishte shpallur ende zyrtarisht, theksoi se masa është e përkohshme dhe se ambasada vazhdon të funksionojë normalisht. Javën e kaluar, Irani zhvilloi stërvitje të përvitshme ushtarake së bashku me Rusinë, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse e dytë...