Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Parlamenti Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të procedurës për miratimin e marrëveshjes tregtare me presidentin amerikan Donald Trump, pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe vendimit të Gjykatës Supreme amerikane. Presidenti i Komisionit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamenti Evropian, Bernd Lange, ka deklaruar se do të propozojë pezullimin e procesit legjislativ për marrëveshjen e njohur si “Turnberry”, duke theksuar se situata është bërë e paqartë dhe e pasigurt për Bashkimin Evropian. Sipas Lange, administrata amerikane ka krijuar “kaos total në çështjen e tarifave doganore”, duke shtuar se askush nuk ka më qartësi mbi drejtimin e politikave tregtare të SHBA-së. Ai theksoi se kushtet fillestare të marrëveshjes dhe baza ligjore mbi të cilën ishte ndërtuar ajo kanë ndryshuar, veçanërisht pas njoftimit për tarifa...