Televizioni shtetëror iranian raporton se Udhëheqësi i ri suprem i Iran, djali i Ali Khameneit është plagosur

Televizioni shtetëror iranian raporton se Udhëheqësi i ri suprem i Iran, djali i Ali Khameneit është plagosur

Televizioni shtetëror i Iran ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur gjatë luftës. Sipas raportimit të The Times of Israel, gjatë transmetimit të lajmit për marrjen e detyrës nga Khamenei, prezantuesit e televizionit shtetëror e përshkruan atë si “janbaz”, një term që përdoret për persona që janë plagosur nga armiku. Sipas mediave shtetërore iraniane, plagosja ka ndodhur gjatë asaj që ato e quajnë “Lufta e Ramazanit”, emërtim që përdoret nga mediat iraniane për konfliktin aktual. Televizioni shtetëror nuk dha detaje të tjera për rrethanat apo për seriozitetin e plagës. Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga fillimi i luftës, ndërsa emërimi i tij si udhëheqësi i ri suprem i Iran u njoftua gjatë natës nga mediat shtetërore. /vizionplus.tv