Telefonata e mesnatës/ SHBA dhe Irani rikthejnë kontaktin e drejtpërdrejt, pas shpërthimit të luftës

Telefonata e mesnatës/ SHBA dhe Irani rikthejnë kontaktin e drejtpërdrejt, pas shpërthimit të luftës

Një kanal komunikimi i drejtpërdrejtë mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi është riaktivizuar në ditët e fundit, sipas një zyrtari amerikan dhe një burimi me njohuri mbi zhvillimet.Ky është kontakti i parë i njohur drejtpërdrejt mes dy palëve që nga shpërthimi i luftës mes SHBA-ve dhe Iranit më shumë se dy javë më parë, raporton Axios.Sipas burimeve, Araghchi i ka dërguar mesazhe tekstuale Witkoff-it, të cilat janë fokusuar kryesisht në mundësinë e përfundimit të luftës.Nuk është e qartë se sa substanciale kanë qenë mesazhet apo sa komunikime janë shkëmbyer.Raportimi i platformës investigative Drop Site News pretendoi se ishte Witkoff ai që kishte tentuar të kontaktonte Araghchin dhe se ministri iranian po i injoronte mesazhet....