TEHERANI REFUZON VIJAT E KUQE TE AMERIKES

TEHERANI REFUZON VIJAT E KUQE TE AMERIKES

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka përshkruar si “të përziera” raundet e fundit të bisedimeve me Iranin, duke theksuar se Teherani vijon të mos pranojë disa nga vijat e kuqe të vendosura nga presidenti Donald Trump për programin bërthamor.Në një intervistë për Fox News, Vance tha se negociatat “në disa aspekte shkuan mirë”, por shtoi se ekzistojnë ende mospajtime thelbësore.“Interesi ynë kryesor është që Irani të mos ketë armë bërthamore. Nuk duam përhapje bërthamore. Nëse Irani merr armë bërthamore, do të ketë shumë regjime të tjera disa mike, disa jo aq mike që do të ndjekin të njëjtën rrugë. Kjo do të ishte një katastrofë për popullin amerikan”, deklaroi ai.Sipas Vance, administrata amerikane preferon një zgjidhje diplomatike, por nuk përjashton asnjë skenar...