Teherani paralajmëron: Pasojat e kësaj lufte do të ndikojnë në të gjithë botën

Teherani paralajmëron: Pasojat e kësaj lufte do të ndikojnë në të gjithë botën

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi se pasojat e luftës në Lindjen e Mesme “do të ndikojnë te të gjithë” dhe mirëpriti kritikat ndaj konfliktit nga vendet perëndimore. “Vala e pasojave globale sapo ka filluar dhe do të ndikojë te të gjithë, pavarësisht nga pasuria, feja apo raca”, shkroi Araghchi mbrëmë, duke i bashkangjitur mesazhit të tij një kopje të letrës së dorëheqjes së zyrtarit të lartë amerikan të antiterrorizmit, Joe Kent, i cili protestoi kundër luftës. “Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e quajnë luftën kundër Iranit të padrejtë. Anëtarë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi ministri.