Teherani: Nëse Trump na sulmon, do të bombardojmë bazat amerikane në rajon

Teherani: Nëse Trump na sulmon, do të bombardojmë bazat amerikane në rajon

Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nafizardeh, paralajmëroi të mërkurën se vendi i tij do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara nisin një ofensivë kundër kombit persian.  “Irani do të sulmojë bazat amerikane nëse sulmohet”, tha ministri i mbrojtjes, shkruan La Stampa. Ai shtoi se të gjitha bazat amerikane dhe bazat ushtarake të vendeve të tjera në rajon që ndihmojnë Shtetet e Bashkuara në sulmet ndaj Iranit, do të konsiderohen objektiva legjitime. “Përgjigja e Iranit do të jetë e dhimbshme për armiqtë e tij nëse Irani sulmohet”, deklaroi ai.