Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë konsullatës Izraelite në Stamboll, në anën evropiane të qytetit. Mediat turke bëjnë të ditur se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy oficerë policie. Në një njoftim zyrtar, policia e Stambollit bëri të ditur se 3 persona të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa 2 efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes. Sipas informacioneve të fundit, dy nga tre të dyshuarit  janë vrarë dhe një është plagosur, ndërsa në zonë janë marrë masa të rrepta sigurie. Ministri i Drejtësisë Gürlek njoftoi se Zyra e Kryeprokurorit Publik ka nisur një hetim mbi raportimet për të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll.