Të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinas, dy të plagosur, ekzekutohet autori

Të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinas, dy të plagosur, ekzekutohet autori

Të paktën dy persona u plagosën pas të shtënave me armë zjarri brenda një ndërtese në Old Dominion University në shtetin e Virginia, mëngjesin e së enjtes. Autori i dyshuar është i vdekur, bëjnë të ditur autoritetet, të cilat sqarojnë se ai u “neutralizua”. Të shtënat u dëgjuan pak para orës 10:50 sipas kohës lokale, në ndërtesën Constant Hall në kampusin universitar në Norfolk. Të plagosurit u transportuan në një spital lokal, sipas CNN, i cili citon universitetin. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia e universitetit, policia e Norfolk dhe ekipet e emergjencës reaguan menjëherë ndaj incidentit, njofton universiteti. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu edhe agjentë specialë të Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives (ATF), agjencia federale amerikane që merret me çështjet e...