Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër

Të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një qytet në perëndim të Zvicrës, sipas policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25 të së martës në qendër të qytetit Kerzers. Sipas autoriteteve, të paktën tre persona janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se edhe një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit ka mbetur i plagosur gjatë ndërhyrjes. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ai është shkaktuar qëllimisht. Ka pasur raportime se një person është lyer me benzinë, por autoritetet thanë se nuk mund ta konfirmonin menjëherë këtë. Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë autobusin të përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa një banor...