“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve
Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa protestat e përhapura kundër qeverisë në Iran kanë nxitur reagime të ashpra nga Teherani dhe paralajmërime të forta nga Uashingtoni. Në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera Arabic, të mbajtur më 12 janar, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi i tij është “i gatshëm për luftë” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të “provojnë” këtë opsion. Ai theksoi se Irani ka një përgatitje të madhe dhe të zgjeruar ushtarake krahasuar me konfliktet e kaluara, ndërsa shtoi se Teherani shpreson që Uashingtoni të zgjedhë dialogun e arsyeshëm në vend të përshkallëzimit. Araghchi theksoi gjithashtu se “kanalet e komunikimit me SHBA-të janë ende të hapura”, duke shtuar se “ide të ndryshme të diskutuara më...
Burimi:
javanews.al