‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

Misioni i Iranit në OKB ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se nëse Teherani nuk bën marrëveshje, do të sulmohet.  Përmes një deklarate, Misioni u shpreh se Irani kërkon dialog, por nëse do sulmohet, do përgjigjet si kurrë më parë.  “Herën e fundit që SHBA-të u përfshinë gabimisht në luftërat në Afganistan dhe Irak, ato shpërdoruan mbi 7 trilionë dollarë dhe më shumë se 7 mijë amerikanë humbën jetën. Irani është i gatshëm për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse shtyhemi drejt një sulmi, do të mbrojë veten dhe do të përgjigjet si kurrë më parë!”, thuhet në deklaratë.  Last time the U.S. blundered into wars in Afghanistan and Iraq, it squandered over $7 trillion and lost more than 7,000...