Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm.  Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump.  Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi të dielën, 18 janar, se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump.  Bloomberg News shkruan se disa vende...