Tarifat e Trump ndaj vendeve të BE, Unioni përgatitet për t’iu kundërpërgjigjur masave të SHBA
Ambasadorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje të gjerë të dielën për të intensifikuar përpjekjet për të bindur Presidentin e SHBA-së Donald Trump të mos vendosë tarifa ndaj aleatëve evropianë. Megjithatë pas takimit diplomatët europianë thanë se po përgatitin gjithashtu masa hakmarrëse nëse detyrimet do të zbatohen. Trump është zotuar për tarifa 10-15% ndaj 8 vendeve të BE për shkak të qëndrimeve për territorin e Groenlandës për të cilin Presidenti amerikan ka thënë se do ta marrë me çdo kusht. Europianët kanë njoftuar për një tjetër takim i cili pritet të mbahet të enjten në Bruksel ndërsa bisedime të mëtejshme pritet të zhvillohen edhe gjatë punimeve të forumit të Davosit në Zvicër i cili nis sot dhe do të zgjasë për disa ditë.
Burimi:
vizionplus.tv