Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen

Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen

Përplasja tregtare mes BE-së dhe SHBA-së po hyn në një fazë të re tensioni. Pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi disa nga tarifat më të gjera të vendosura nga presidenti Donald Trump, Brukseli kërkon “qartësi të plotë” dhe respektim të angazhimeve. Komisioni Evropian tha të dielën se situata aktuale nuk po krijon kushtet për tregti dhe investime transatlantike “të drejta, të balancuara dhe me përfitim të ndërsjellë”, siç ishte parashikuar në Deklaratën e Përbashkët BE–SHBA të gushtit 2025. “Një marrëveshje është një marrëveshje. Si partneri më i madh tregtar i SHBA-së, BE pret që angazhimet të respektohen”, thuhet në reagim. Vitin e kaluar, zyrtarë amerikanë dhe europianë firmosën një marrëveshje që vendos një taksë importi 15% për 70% të mallrave europiane që eksportohen në SHBA. Tregtia për 27...