Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj
“BE-ja pret që SHBA-të të respektojnë angazhimet e saj të përcaktuara në deklaratën e përbashkët, ashtu siç BE-ja respekton angazhimet e veta”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë mbi tarifat tregtare të SHBA-së, disa orë pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe tarifave të reja prej 15% të presidenti Donald Trump. “Një marrëveshje është marrëveshje”, tha Komisioni, duke vënë në dukje se të dy palët patën bisedime të nivelit të lartë të shtunën midis Komisionerit të Tregtisë Maros Sefcovic, Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer dhe Sekretarit të Tregtisë të SHBA-së Howard Lutnick. Deklarata e plotë nga Komisioni Evropian: “Komisioni Evropian bën thirrje për qartësi të plotë mbi masat që qeveria e Shteteve të Bashkuara synon të marrë pas vendimit të fundit të Gjykatës...
Burimi:
javanews.al