“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën. Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij. “Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta shkatërrojë komplet, duke përfshirë bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës së tyre. Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballen me një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth Social. Gjatë një vizite të fundit në Kinë, Carney e quajti superfuqinë aziatike “partner të besueshëm dhe të parashikueshëm” dhe në Davos inkurajoi liderët evropianë...