Takimi sekret në Abu Dhabi mbyllet pas 3 orësh – çfarë u vendos mes Rusisë dhe Ukrainës?
Ka përfunduar dita e dytë e bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi. Lajmi u konfirmua nga Diana Davityan, zëdhënëse e negociatorit ukrainas Rustem Umerov, e cila u përgjigj shkurt “Po”, kur u pyet nëse takimi kishte përfunduar. Edhe agjencitë ruse të lajmeve raportuan se delegacioni rus është kthyer në hotelin e tij në Abu Dhabi. Sipas burimeve zyrtare, dita e dytë e negociatave zgjati rreth tre orë.
Burimi:
ntv.al