Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të vazhdojnë negociatat me Iranin, ndërsa SHBA synon arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin. Deklarata u bë pas një takimi të gjatë në Shtëpinë e Bardhë mes dy liderëve, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump e përshkroi grumbullimin e forcave amerikane në rajon si një “armadë”, duke lënë të kuptohet se ekziston edhe mundësia e një goditjeje ndaj Iranit. Në një postim në platformën Truth Social, ai kujtoi se herën e kaluar Irani zgjodhi të mos arrinte marrëveshje dhe, sipas tij, “u godit me ‘Midnight Hammer’, gjë që nuk shkoi mirë për ta”. “Shpresoj që këtë herë të tregohen më...