Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan në Mar-a-Lago për të diskutuar planin e paqes për Ukrainën, në një moment kritik kur lufta po hyn në vitin e katërt dhe përplasjet diplomatike po zhvillohen paralelisht me intensifikimin e luftimeve në front. Trump u shpreh optimist pas takimit, duke deklaruar se kemi elementët e një marrëveshjeje dhe se negociatat janë 90% të përfunduara. Ai tha se si Rusia ashtu edhe Ukraina “duan që lufta të marrë fund”, duke shtuar se do të flasë sërish me presidentin rus Vladimir Putin pas përfundimit të bisedimeve me Zelenskyn dhe pas konsultimeve me liderët evropianë. Zelensky, nga ana e tij, falënderoi Trumpin për pritjen dhe tha se qëllimi i vizitës në Florida ishte avancimi i një...
Burimi:
javanews.al