Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
TAKIM HISTORIK NË MIAMI?/ SHBA propozon tryezë me Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Uashingtoni ka propozuar organizimin e një takimi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të mbahet në Miami.“Siç e kuptoj unë, ata propozuan këtë format: Ukraina, Amerika, Rusia,” tha Zelensky. Ai shtoi se përfaqësues evropianë mund të jenë të pranishëm dhe se do të ishte “logjike të mbahej një takim i përbashkët”, pasi të jenë të qarta rezultatet e mundshme të takimeve që tashmë janë zhvilluar. Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment kur po shtohen përpjekjet diplomatike për gjetjen e rrugëve drejt uljes së tensioneve dhe diskutimit të hapave të mëtejshëm lidhur me luftën në Ukrainë. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi datën apo nivelin e përfaqësimit të një takimi të tillë.