Syri i Ciklopit/ Gjiri Persik në flakë, Rusia dhe Kina hyjnë në lojë përkrah Iranit

Syri i Ciklopit/ Gjiri Persik në flakë, Rusia dhe Kina hyjnë në lojë përkrah Iranit

Dita e rradhës e luftës në Lindjen e Mesme ka sjellë jo vetëm një tjetër valë sulmesh të furishme nga Irani, të drejtuara kundër një cisterne amerikane nafte, objektivave të zakonshme në Gjirin Persik dhe kundër Izraelit, por edhe hyrjen në skenë të dy aktorëve të mëdhenj të kësaj krize. Rusia dhe Kina, aleatë historikë të Teheranit dhe deri tani relativisht të heshtur, po shfaqen gjithnjë e më hapur në këtë konflikt për shkak të interesave të tyre strategjike dhe energjetike. Prania e tyre kontribuon në krijimin e një tabloje më të qartë të krizës që po zhvillohet në rajon. Sipas mediave amerikane, zhvillimet po ndjekin pikërisht skenarin e parashikuar nga “regjisorët” e operacionit ushtarak të quajtur “Rrugëtimi i Luanit”, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Gazeta...