Sulmohet ambasada e SHBA në Bagdad, Izraeli deklaron se ka vrarë zyrtarin e lartë iranian Ali Larijani

Sulmohet ambasada e SHBA në Bagdad, Izraeli deklaron se ka vrarë zyrtarin e lartë iranian Ali Larijani

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa. Institucioni  kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin po sulmonin në mënyrë të përsëritur zonën ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit. Nga sulmet në ambasadë nuk raportohet të ketë patur viktima. Ndërkohë konflikti mes Iranit, ShBA-së dhe Izraelit po përshkallëzohet, me goditje të reja ajrore. Avionët izraelitë kanë shënjestruar disa zona në jug të Libanit, përfshirë periferitë e Bejrutit, ndërsa ushtria izraelite konfirmoi sulme të reja edhe në kryeqytetin Iranian, Teheran. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se zyrtari i lartë iranian, Ali Larijani, u vra në një  goditje ajrore, ndërsa ushtria bëri me dije...