Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Një breshëri dronësh dhe raketash ruse mbi Kievin dhe periferitë e tij të shtunën vrau një person, plagosi disa të tjerë dhe ndërpreu ngrohjen dhe energjinë elektrike për qindra mijëra njerëz në Ukrainë, që po përballet temperatura të ulëta të dimrit. Një alarm ajror zgjati disa orë pas shpërthimeve të forta gjatë natës, disa të shoqëruara me shkëlqime të ndritshme që e kthyen qiellin në ngjyrë portokalli, sipas reporterëve të AFP-së në Kiev. Sulmi vrau një grua 47-vjeçare, tha guvernatori rajonal i Kievit, Mykola Kalashnyk. “Ka tashmë 19 persona të prekur në kryeqytet. Njëmbëdhjetë persona janë shtruar në spital”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko. Ai shtoi se 2.600 ndërtesa banimi dhe qindra kopshte, shkolla dhe ndërtesa sociale kishin humbur ngrohjen. “Që nga ky mëngjes,...