Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron
Disa vende evropiane po dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron, pas sulmit me dron iranian ndaj një baze ushtarake britanike në ishull, i cili ndodhi të dielën. Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se Italia do të dërgojë “asete detare” në mbështetje të Qipros, së bashku me Spanjën, Francën dhe Holandën. Crosetto shtoi se vendosja e mjeteve do të realizohet gjatë ditëve në vijim. Po ashtu, zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se ai ka kontaktuar me udhëheqësit italianë dhe grekë, të cilët ranë dakord për dërgimin e mjeteve ushtarake në Qipro. Ndërkohë, në bazën e Akrotirit u aktivizua një alarm sigurie gjatë vizitës së sekretarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, John Healey. Sirenat u dëgjuan në zonë dhe banorët...
Burimi:
javanews.al