Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Sulmi në Australi me 15 viktima, autorët hodhën eksplozivë para se të qëllonin, kryen stërvitje për disa javë

Autorët e dyshuar në sulmin në Bondi Beach hodhën eksplozivë në fillim të incidentit vdekjeprurës dhe kishin praktikuar qitje me armë javë më parë ndërsa planifikonin sulmin, sipas dokumenteve të reja të gjykatës. Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një festë hebreje të Hanukkah më 14 dhjetor. Eksplozivët, përfshirë një “bombë me top tenisi”, nuk shpërthyen, sipas dokumenteve. Naveed Akram, 24 vjeç, është akuzuar për 59 vepra penale, duke përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për terror. Personi i dytë i armatosur – babai i tij, Sajid Akram – u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje. Sipas dokumenteve, dyshja e planifikoi “me kujdes” sulmin për disa muaj dhe dy ditë para...