“Sulmi ndaj Khameneit vijë e kuqe”, Hezbollahu: Nëse SHBA godet Iranin do të mbajmë distancë
Hezbollahu nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në rast të sulmeve “të kufizuara” të SHBA-së kundër Iranit, por e konsideron çdo sulm ndaj Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei një “vijë të kuqe”, sipas një zyrtari të organizatës që foli me Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) në kushte anonimiteti. Siç tha ai, “në rast se SHBA vendos të sulmojë Iranin, Hezbollahu nuk do ndërhyjë ushtarakisht”. Autoritetet libaneze shprehin shqetësimin se organizata mund të përfshihet nëse një sulm i mundshëm i SHBA-së ndaj Teheranit shkakton një luftë të përgjithshme rajonale. Kohët e fundit, forcat e armatosura izraelite kanë intensifikuar sulmet ajrore kundër Hezbollahut në Liban, mes spekulimeve se grupi i mbështetur nga Irani mund të mbështesë Teheranin në një konflikt të ri të mundshëm me Izraelin. Izraeli po merr...
Burimi:
vizionplus.tv