“Sulmi ndaj Iranit sjell pasoja”, Lavrov: Të gjithë e kuptojnë se kjo është lojë me zjarrin

“Sulmi ndaj Iranit sjell pasoja”, Lavrov: Të gjithë e kuptojnë se kjo është lojë me zjarrin

Në një intervistë  për televizionin Al Arabya, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov,  paralajmëroi SHBA-të  se çdo sulm i ri ndaj Iranit do të kishte pasoja serioze. “Pasojat nuk janë të mira. Tashmë ka pasur sulme ndaj Iranit në vendet bërthamore nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Nga ajo që mund të gjykojmë, kishte rreziqe reale të një incidenti bërthamor. Po ndjek me kujdes reagimet në rajon nga vendet arabe, monarkitë e Gjirit. Askush nuk dëshiron një rritje të tensionit. Të gjithë e kuptojnë se kjo është lojë me zjarrin”, tha Lavrov. Rritja e tensioneve, tha ai, mund të zhbëjë hapat pozitivë të viteve të fundit, duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve fqinje, veçanërisht Arabisë Saudite. Ai shtoi se vendet...