Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka reaguar për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, duke i konsideruar të gabuara. Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar dhe reagimin iranian, të cilin e konsideron të zhdrejtë, duke goditur vendet e tjera të Gjirit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha të shtunën se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkelën sovranitetin e Iranit dhe synuan paqen e popullit iranian, duke shtuar se ishte i trishtuar dhe i shqetësuar. “Pavarësisht arsyes, ne i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik,” theksoi gjithashtu Recep Tayyip Erdoğan. Nëse arsyeja e shëndoshë nuk mbizotëron dhe diplomacisë nuk i jepet një mundësi, “rajoni ynë përballet me rrezikun për t’u tërhequr...