Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Gjenerali Vladimir Alekseyev, numri dy i shërbimit sekret ushtarak rus GRU, u plagos në një pritë të premten e javës së kaluar. Megjithatë, ai është rikuperuar shpejt dhe tashmë po shndërrohet në heroin e ri të Moskës. Ai tregohet si një super-agjent që nuk ka frikë nga asgjë dhe arrin të kapë armën e atentatorit, duke shpëtuar jetën e tij dhe duke bërë që atentati të dështojë. Tre plumba e goditën vetëm në këmbë, ndërkohë që tashmë janë krijuar karikatura, që e tregojnë teksa sulmon agresorin. Kapja e shpejtë e atentatorit të arratisur, Lubomir Korda, arrestuar madje në Dubai, dhe identifikimi i bashkëpunëtorëve të tij po përdoren nga propaganda e Kremlinit për të ndryshuar narrativën: nuk është më një dështim i madh i sigurisë, që...