Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë
Irani nuk është përgjegjës dhe nuk është i përfshirë në sulmet me raketa kundër bazës ushtarake anglo-amerikane në Diego Garcia në Oqeanin Indian. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian për mediat. Ky mohim erdhi pasi The Wall Street Journal raportoi se dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi ishin lëshuar drejt bazës, por nuk arritën ta godisnin atë. Diego Garcia është një nga dy bazat që Mbretëria e Bashkuar ka autorizuar Shtetet e Bashkuara të përdorin si pjesë të fushatës së saj kundër Iranit. Incidenti i raportuar tërhoqi vëmendjen sepse Diego Garcia ndodhet 4,000 kilometra larg Iranit, dyfishi i limitit prej 2,000 kilometrash që Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pretendoi se Teherani e ka vendosur qëllimisht për raketat e tij. Ishulli,...
Burimi:
javanews.al