Sulmi me dron ndaj hotelit luksoz në Dubai/ Turistët rrëfejnë momentet e tmerrit
Një sulm me dron goditi hotelin luksoz Fairmont The Palm në zonën Palm Jumeirah, duke shkaktuar panik mes turistëve dhe dëme të dukshme në fasadën e ndërtesës. Autoritetet mbyllën zonën menjëherë pas ngjarjes, ndërsa ekipet e emergjencës pastruan xhamat e thyer në rrugë. Sipas dëshmitarëve, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua rreth orës 18:30 të së shtunës, teksa vizitorët ndodheshin në ambientet e hotelit. Derek Thompson, një turist nga Skocia që po qëndronte në hotel me familjen, tha se ata po darkonin kur ndodhi shpërthimi. “Ishte një shpërthim i çmendur dhe vrapuam menjëherë për t’u strehuar. Mendonim se do të kishte një tjetër, ndaj shkuam drejt plazhit për t’u larguar nga ndërtesat, nga frika se mund të shembeshin”, rrëfeu ai. Familja u kthye më pas në dhomë,...
Burimi:
ntv.al