Sulmi mbi Iran/ Sekretari i Mbrojtjes së SHBA: Trump do t’i japim fund…
Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Pete Hegseth e ka nisur konferencën e tij për shtyp në Pentagon duke thënë se për 47 vite regjimi iranian ka zhvilluar një luftë të egër dhe të njëanshme kundër Amerikës. Ai vuri në dukje se ata e bënë këtë përmes “gjakut të popullit tonë, makinave bomba në Bejrut, sulmeve me raketa ndaj anijeve tona, vrasjeve në ambasadat tona, bombave të vendosura në rrugë në Irak dhe Afganistan”. “Ne nuk e filluam këtë luftë, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, shtoi sekretari i mbrojtjes.
Burimi:
ntv.al