“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

Donald Trump mund të urdhërojë së afërmi një sulm masiv ushtarak ndaj Iranit, i cili pritet të zgjasë për javë të tëra. Paralajmërimi vjen nga portali prestigjioz amerikan Axios, me burime pranë administratës, si dhe nga televizioni izraelit Channel 12, që citon burime brenda kabinetit të Benjamin Netanyahu-t. Sipas këtyre mediave, Trump po e humb durimin pas raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë, që nuk solli rezultatet e pritura, pavarësisht se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u shpreh i gatshëm për lëshime dhe po përgatit një paketë të re propozimesh për Washingtonin. Situata në terren tregon një përparim drejt luftës. Gjatë 24 orëve të fundit, SHBA-të kanë dërguar në rajon 50 avionë shtesë të gjeneratës së fundit, F-35, F-22 dhe F-16, ndërsa deri...