Sulmet ruse vrasin tre persona në Ukrainë, mes viktimave një fëmijë

Sulmet ruse vrasin tre persona në Ukrainë, mes viktimave një fëmijë

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë rajone ukrainase janë përballur me ndërprerje të energjisë të martën, si pasojë e sulmeve të Rusisë që raportohet të kenë qenë ndër më intensivet prej nisjes së luftës. Edhe Polonia fqinje i ka aktivizuar aeroplanët e vet për ta mbrojtur hapësirën ajrore në kohën sa ka pasur sulme, ka bërë të ditur ushtria polake përmes një postimi në X – dikur Twitter. “Rusia është duke sulmuar sërish infrastrukturën tonë të energjisë. Si rezultat, për ndërprerje të energjisë është raportuar në disa rajone ukrainase”, ka bërë të ditur Ministria ukrainase e Energjisë përmes një postimi në Telegram. Zjarret është thënë të kenë shpërthyer në disa rajone si rezultat i “sulmeve masive me raketa dhe dronë”, ka bërë të...