Sulmet në Venezuelë, reagon BE: Po e ndjekim nga afër situatën, bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka reaguar pas sulmit të SHBA në Venezuelë dhe arrestimit të presidentit Maduro. Kallas u shpreh se ka zhvilluar biseda me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si dhe me ambasadorin e BE-së në Karakas.Lexo edhe :Related Posts “Në çdo rrethanë, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara duhet të respektohen. Bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje. Siguria e qytetarëve të BE-së në vend është prioriteti ynë kryesor”, shkruan Kallas në rrjetet sociale. Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një postim në rrjetin social X, Costa deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje të situatës në Venezuelë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës...
Burimi:
vizionplus.tv