Sulmet në Iran, Trump thirrje qytetarëve: Merrni në dorë kontrollin e qeverisë suaj!

Sulmet në Iran, Trump thirrje qytetarëve: Merrni në dorë kontrollin e qeverisë suaj!

Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran. Ai u ka thënë pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit që t’i ulin armët dhe ashtu mund të kenë “imunitet të plotë” ose në të kundërtën do të përballen me vdekjen. Trump i ka thënë popullit iranian që të ketë kujdes dhe të strehohet në vende të sigurta në orët e ardhshme. Reagimi i plotë i presidentit Donald Trump: Pak kohë më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara filloi operacione të mëdha luftarake në Iran. Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm. Veprimtaritë e...