Sulmet në Iran, analiza e SkyNews: 3 mosmarrëveshjet mes Trump dhe Netanyahut
“24 orët e fundit kanë shënuar ndoshta përçarjen më të madhe publike midis SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës.” Ky është përfundimi i një analize nga rrjeti britanik Sky News mbi deklaratat publike të Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu të enjten. Që nga sulmet e para më 28 shkurt, ushtritë e të dy vendeve kanë vepruar kryesisht në koordinim të plotë. Megjithatë, është e qartë se në nivel qeveritar, qëllimet e luftës mund të ndryshojnë në disa çështje kyçe, sipas Sky News. Ku nuk pajtohen Izraeli dhe SHBA-të? Forcat tokësore: Netanyahu këmbënguli dje se ekzistojnë “mundësi” për një operacion tokësor, pasi operacionet nuk mund të arrihen vetëm nga ajri. Trump deklaroi po atë ditë se “nuk do të dërgojë trupa askund”. Kjo ka...
Burimi:
vizionplus.tv