Sulmet mbi Iran/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Europian nesër takim urgjent
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 16:00 sipas orës së New York për të diskutuar krizën në Lindjen e Mesme, të shkaktuar nga sulmi i Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit. Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes Zyrës së Zëdhënësit, e cila konfirmoi zhvillimin e mbledhjes urgjente në selinë e OKB-së. Diskutimet pritet të fokusohen në përshkallëzimin e tensioneve dhe pasojat për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, sipas raportimit të Politico, duke cituar një diplomat evropian, Përfaqësuesit e Përhershëm të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm nesër vonë pasdite lidhur me situatën e krijuar pas sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit. Po ashtu, Presidenca e BE-së do të thërrasë...
Burimi:
ntv.al