Sulmet izraelite në Liban vrasin 31 persona, ushtria: Duhet të përgatitemi për disa ditë luftime
Sulmet izraelite në Bejrut dhe Libanin jugor kanë vrarë 31 persona dhe kanë plagosur 149 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit, raporton BBC. Numri i të vdekurve është paraprak, shtohet në deklaratë. “Fushata ofensive” që ushtria izraelite ka nisur kundër Hezbollahut ka të ngjarë të zgjasë disa ditë, konfirmon Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Eyal Zamir. “Ne kemi filluar një fushatë ofensive kundër Hezbollahut. Nuk jemi vetëm në mbrojtje, tani kalojmë në ofensivë”, tha ai. “Ne duhet të përgatitemi për disa ditë luftime. Nevojitet një gatishmëri e fortë mbrojtëse dhe përgatitje e vazhdueshme.”
Burimi:
vizionplus.tv