Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Sulmet izraelite në Gazë, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndërkohë që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shpallë krijimin e Bordit të Paqes për ta mbikëqyrur armëpushimin e brishtë. Zyrtarët shëndetësorë dhe familjarët e viktimave thanë se në mesin e të vrarëve është të paktën një fëmijë. Sulmet ndodhën në veri të Gazës dhe në zonat lindore të qytetit të Gazës. Të 13 viktimat u raportuan të enjten vonë, raporton AP. Ushtria izraelite deklaroi të premten se kishte goditur infrastrukturë të Hamasit dhe luftëtarë në jug dhe veri të Gazës, si përgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga militantët nga zona e qytetit të Gazës, e cila dështoi. Armëpushimi me faza mes Izraelit dhe Hamasit ndodhet ende...