Sulmet Izrael-SHBA në Iran, vritet ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i Gardës Revolucionare

Sulmet Izrael-SHBA në Iran, vritet ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i Gardës Revolucionare

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, besohet se janë vrarë në sulmet izraelite, thanë dy burime të njohura me operacionet ushtarake të Izraelit dhe një burim rajonal, raporton Reuters. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ajror ndaj objektivave në Iran, duke goditur infrastrukturë ushtarake dhe objekte të lidhura me programet raketore dhe bërthamore të Teheranit. Sulmet e koordinuara shënjestruan baza të Gardës Revolucionare dhe depove të armëve, ndërsa shpërthime u raportuan  në Teheran dhe rajone të tjera strategjike. Pas këtyre sulmeve, Iran u përgjigj me raketa dhe dronë duke goditur baza amerikane dhe aleate në Lindjen e Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin e Kuvajtin. Nga sulmet iraniane u konfirmua...