Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael kanë lënë më shumë se 160 persona të plagosur në qytetet Dimona dhe Arad të shtunën vonë. Sipas autoriteteve shëndetësore izraelite, nga këta 11 persona u plagosën rëndë. 84 persona po trajtohen në Arad dhe 78 të tjerë në Dimona, pasi raketat balistike goditën qytetet, të cilat janë afër një objekti bërthamor. Të dy qytetet janë afër vendit kryesor të pasurimit bërthamor të Izraelit dhe kjo është hera e parë që raketat iraniane kaluan sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit në këtë zonë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se nuk është në dijeni të ndonjë dëmtimi në objektin e kërkimit bërthamor që ndodhet rreth 13 km jashtë Dimonës. Goditja e Iranit erdhi pasi akuzoi ushtrinë izraelite se qëndronte pas një...