Sulmet e Iranit rrisin nivelin e alarmit në Evropë
Vendet evropiane janë përpjekur të shmangin përfshirjen e thellë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt. Ato kanë shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por kanë theksuar se një veprim i tillë do të bëhej vetëm pas ndonjë armëpushimi dhe – mundësisht – me mandat nga Kombet e Bashkuara. Por, më 21 mars, kërcënimi u bë më i dukshëm, kur Irani dëshmoi se raketat e tij kanë potencial të arrijnë qytetet evropiane. Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcias – një bazë e përbashkët amerikano-britanike në Oqeanin Indian, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian – dhe zyrtarët në Bruksel dhe më gjerë nisën ta marrin më seriozisht situatën. Më...
Burimi:
vizionplus.tv