Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Gjeneralmajor Majid Kademi, kreu i shërbimeve të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë të hënën në një sulm ajror, sipas mediave shtetërore iraniane. Garda ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për këtë sulm, duke e cilësuar si një akt terrorist. Sipas njoftimit të Gardës Revolucionare, sulmi kishte në shënjestër Kademin dhe ndodhi në orët e para të mëngjesit. “Gjeneralmajor Majid Khademi, drejtuesi i fuqishëm dhe i arsimuar i Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua në sulmin kriminal terrorist të armikut amerikan-sionist,” thuhet në një postim në kanalin Telegram të Gardës. Mediat iraniane nuk dhanë detaje të sakta mbi vendin ku ndodhi sulmi, por raportuan se herët në mëngjes u kryen goditje ajrore në zona të banuara përreth kryeqytetit Teheran....